Bagazhi

 

  • Informcione   /   Bagazhi

Bagazhi



Bagazhi i Pataksuar

Aviokompanit e ndryshme kan rregulla të ndryshme për lejimin e bagzhit në kabine dhe kompartmentin e bagazheve. Në vartësi të rezervimit tuaj, ju lutem kërkoni informacione nga stafi për lejim të bagazhit tuaj, apo referohuni tek shenimet tuaja në bileten e udhëtimit mbi lejimin e bagazhit. Lejimi i bagazhit për të rritur dhe fëmijet mbi moshen 2 vjeçare është 20 kg për pasagjer, përveq në raste kur Aviokompania lejon ndryshe. Foshnjet nen moshen 2 vjeçare nuk kan të përfshir bagazhin, por mëgjithatë janë të lejuar të marin paisjet e nevojshme për foshnjet si: karrocën për bartje të foshnjeve, ulëset mbeshtetëse të foshnjeve, paisje të tjera të lejuara për transport të sigurtë të foshnjeve. Ne ju rekomandojmë që bagazhet më të renda se 32 kg mos të dorëzohen apo në raste të veçanta të informohet stafi në airoport për mbipesh  të bagazhit.

Mbipesha e Bagazhit

Transportimi i bagazhit, i cili tejkalon kufijtë e përcaktuar për peshën e  bagazhit të pataksuar, bëhet me pagesë shtesë, tarifa e pageses është specifike për çdo aviokompani dhe atë mund ta pahuani në airoport gjatë procesit të regjistrimit.
 
Bagazhi i Dorës

Për shkaqe sigurie si dhe për shkak të rehatisë, në kabinë lejohet të merret vetëm një copë bagazhi dore për person vetem nëse është e specifikuar ndryshe në bileten tuaj. Bagazhi i dorës guxon të ketë peshën maksimale 6 kg (8 kg për laptop), derisa përmasat nuk guxojnë të tejkalojnë 55 cm x 40 cm x 20 cm. Aviokompania rezervon të drejten për mos lejimin e bagazhit nëse janë tejkaluar udhëzimet. 

Është e këshillueshme që në bagazhin e dorës të transportohen gjësendet me vlerë, medikamentet si dhe gjësendet që prishen  ose thyhen lehtë. Nga ana tjetër vlejnë udhëzimet rreth kufizimeve të përgjegjësisë, të renditura në vërtetimin e rezervimit të biletës dhe kushteve të përgjithshme të përdorimit.
 
Tarifa e Mbipeshës së Bagazhit

Pesha më e lartë e lejuar e bagazhit tuaj të udhëtimit është e shënuar në biletën tuaj të fluturimit. Tejkalimet e këtyre limiteve konsiderohen si mbipeshë e bagazhit të lejuar. Në raste të këtilla, struktura tarifore kërkon një çmim shtesë për tejkalum të lejimit. Ky çmim shtesë përcaktohet varësisht nga situata e konceptit të peshës apo numrit të pjesëve të bagazhit si dhe tarifat e përcaktuara nga aviokompanit e ndryshme.

Bagazhi i Humbur apo Dëmtuar

Ne dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj përgjegjësinë tonë të kufizuar në rast të humbjes së bagazheve gjatë udhëtimit. Ndërsa bëjmë çdo përpjekje për të siguruar mbërritjen e sigurt dhe në kohë të gjësendeve të klientëve tanë, me keqardhje ju informojmë se nuk mund të mbajmë përgjegjësi për bagazhet e humbura apo të demtuar gjatë transportit.

Është e rëndësishme të theksohet se agjencia jonë operon brenda kuadrit të udhëzimeve të përcaktuara nga aviokompanitë dhe rregulloret ndërkombëtare të transportit, të cilat diktojnë përgjegjësi të kufizuar për bagazhet e humbura apo dëmtuara. Prandaj, ne i këshillojmë fuqishëm udhëtarët që të marrin në konsideratë blerjen e sigurimit shtesë për mbulimin e dëmit për t'u mbrojtur nga rrethanat fatkeqe të bagazhit të humbur apo dëmtuar.

Ne inkurajojmë të gjithë pasagjerët që të inspektojnë bagazhet e tyre pas marrjes në destinacion dhe të raportojnë çdo dëmtim apo humbjen e tyre menjëherë tek përfaqësuesit përkatës të aviokompanisë në aeroport. Kërkesat për bagazhet e dëmtuara apo të humbur duhet t'i drejtohen drejtpërdrejt aviokompanisë në përputhje me politikat dhe procedurat e tyre specifike