Fluturoni me PrishtinaSky

Fluturime ne te gjitha destinacionet Europiane dhe Boterore.



PrishtinaSky në shërbimin Tuaj

Shërbimi i Klientit

Qendra jonë e thirrjeve është e hapur 24/7 për nevojat e klientëve tanë, ju mund të na telefononi në çdo kohë për të bërë rezervimin tuaj për biletat e udhëtimit, aranzhimet turistike dhe udhëtimet e fundjavës. Ju gjithashtu mund të informoheni për fluturimin tuaj si dhe informacione të tjera të nevojshme për të pasur një përvojë të mrekullueshme gjatë udhëtimit tuaj.

Bagazhi

Lejimi i bagazhit për fluturimin tuaj është 20 kg për pasagjer, duke përfshirë fëmijët mbi moshën 2 vjeç. Çanta e dorës lejohet deri në 6 kg me madhësia standarde që lejohet në bordin e avionit. Foshnjet nën 2 vjeç nuk kanë bagazh të përfshirë, por lejohen të marrin gjërat e nevojshme për foshnjet si: karroca dhe pajisje të tjera të nevojshme. Këto informacione shfaqen në biletën tuaj të udhëtimit.

Informacion

Është thelbësore të keni me vete pasaportën dhe të gjitha dokumentet e nevojshme dhe të vlefshme të udhëtimit në sportelin e check-in-it dhe të respektoni kërkesat për vizë të vendit ku fluturoni. Nëse nuk jeni të sigurt se cilat dokumente do t'ju nevojiten, ju lutemi vizitoni faqet e internetit përkatëse zyrtare për më shumë informacion. Ju lutemi vizitoni seksionin "Kushtet e përdorimit" në faqen tonë të internetit për më shumë informacion.

Bileta Aeroplani

Bileta Aeroplani

PrishtinaSky ofron një gamë të gjerë destinacionesh në Evropë dhe në mbarë botën. Destinacionet tona kryesore nga dhe drejt, janë: Stuttgarti, Munchen, Nurnberg, Dusseldorf, Munster Osnabruck, Dortmund, Berlin, Bremen, Hannover, Hamburg, Memmingen, Bazel, Cyrih dhe Gjenevë drejt Prishtinës. Destinacionet në të gjithë botën vihen në dispozicionin tuaj sipas kërkesës dhe mundë të bëni rezervimet tuaja përmes qendrës sonë të thirrjeve 24/7.

Pushime

Pushime

Ne ofrojmë shumëllojshmëri të pakove për pushime në shumë destinacione. Duke filluar nga më ekskluzive e deri tek ato ekonomike. Destinacionet tona kryesore për pushime verore janë: Turqi (Antalya, Alanya, Kemer, Belek, Side, Lara, Bodrum, Mugla); Shqipëri (Shëngjin, Velipojë, Durrës, Vlorë, Dhermi, Ksamil, Sarandë); Mali i Zi (Ulqin, Bari, Kotorr, Budva, Tivat); Kroaci (Dubrovnik, Split, Zagreb); Greqi (Halkidiki, Mykonos, Santorini, Milos, Kretë, Korfu) dhe Maldives.

Makina me Qera

Makina me Qera

Ne përpiqemi të ofrojmë cilësi dhe vlerë në çdo makinë që merrni me qera nga ne. Të gjitha makinat pastrohen, rimbushen dhe inspektohen për siguri midis çdo qeraje. Ne ofrojmë lloje të ndryshme të makinave që i përshtaten çdo klienti. Makina me qera të sigurta me çmimin më të mirë të garantuar në treg. Ju mund të bëni rezervimin e makines për udhëtimin tuaj duke telefonuar direkt ose duke plotesuar formen për qeramarrje të makinave online.

Bileta Autobusi

Bileta Autobusi

Autobusët tanë të gjeneratës së re e bëjnë udhëtimin tuaj të rehatshëm dhe të këndshëm drejt atdheut. Shijoni kënaqësinë e udhëtimit dhe aventurës nëpër vende të ndryshme të Evropës me autobus, dhe kurseni para këtë verë. Ofrojmë bileta të lira për udhëtime me autobus nga shumë destinacione të Evropës për në Kosovë. Ju mund të rezervoni biletën tuaj të autobusit direkt me ne, përmes qendrës sonë të thirrjeve ose direkt në një nga zyrat tona lokale.